Sot më 17 maj 2017, në Prishtinë, në orën 18:00, hap punimet Konferenca shkencore Medreseja “Alaudin” e Prishtinës – 65-vjet në shërbim të arsimit fetar dhe kombëtar” Në hapje të konferencës përveç Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava do të jenë të pranishëm edhe kryetari i vendit, z. Hashim Thaçi, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqiprisë, Skender Bruçaj, Reisi i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti dhe shumë të ftuar të tjerë. Konferenca hap punime në “SWISS DIAMOND HOTEL” (salla Diar), ora 18:00. Ndërsa pjesa shkencore e konferencës do të mbahet të enjten dhe të premten në selinë e Kryesisë së BIK.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, për ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Albin …