Pas marrjes së mandatit nga Gjorgje Ivanov, Zajev thërret partitë shqiptare për formimin e Qeverisë së re

Pas marrjes së mandatit nga Gjorgje Ivanov, Zajev thërret partitë shqiptare për formimin e Qeverisë së re

Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, më në fund ia ka dorëzuar mandatin për formimin e Qeverisë së re, liderit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, pasi ka marrë, siç tha, garancitë e kërkuara për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit. “Janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien e mandatit. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do t’i ndahet mandati për formimin e Qeverisë së Maqedonisë”, tha Ivanov. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mirëpriti  dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën. Ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka. Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik ka thënë z Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …