Ardian Gjini: Aleanca do të jetë mburojë e qytetarëve ndaj abuzimit me pushtetin

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia që drejton do të angazhohet në mbrojtje të qytetarëve nga, siç pretendon ai, abuzimi me pushtetin nga niveli qendror. Deklarata e Gjinit u bë gjatë takimit të rregullt të Kolegjiumit të Drejtorëve të Aleancës, ku u diskutua për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të partisë, si dhe për zhvillimet e fundit politike në vend. Gjini u bëri thirrje drejtorëve komunalë që punën e tyre ta kryejnë me përgjegjësi, saktësi dhe korrektësi në raport me qytetarët. “Kryetari Gjini theksoi se Aleanca do të jetë mburojë për qytetarët e Kosovës kundrejt abuzimit që po ndodh me pushtetin nga niveli qendror”, thuhet në njoftimin e partisë. Gjatë takimit, Gjini bëri të ditur se Aleanca do të vazhdojë komunikimin me qytetarët përmes takimeve të drejtpërdrejta në terren, krahas takimeve të rregullta me strukturat e saj partiake. Këto aktivitete synojnë të prezantojnë platformën politike dhe vizionin e partisë për zhvillimin e Kosovës, si dhe të forcojnë kontaktet me qytetarët dhe të adresojnë shqetësimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë pranon prova për raportet UÇK–FARK dhe aktivitetet e Jakup Krasniqit në LDK

Gjykata Speciale në Hagë ka bërë publike një vendim të tetorit 2025, përmes të cilit …