Kryetari Latifi dhe Ministri Gashi bisedojnë për palestrën sportive dhe realizimin e  projekteve tjera

Gjatë ditës së enjte, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Ervin Hoxha, drejtor në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, janë pritur në takim nga Kujtim Gashi, ministër në Ministrinë e Kulturës, Rinis dhe Sportit.

Gjatë takimit është biseduar për palestrën sportive në Rahovec dhe pas pritjeve po i vjen fundi pasi që gjatë javës së ardhshme do të qartësohet gjithçka. Në takim po ashtu është diskutuar edhe për mbështetjen e projekteve të tjera në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Komunës së Rahovecit, nga dita në ditë, po i rritet dukshëm përkrahja prej Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …