MINISTRI LEKAJ, FALENDERON KRYEMINISTRIN E SLLOVENISË MIRKO CERAR, PËR NDIHMËN E VAZHDUESHME DHËNË KOSOVËS

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ka takuar dhe e ka falënderuar Kryeministrin e Sllovenisë Mirko Cerar për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Në kuadër të konferencës TEN-T që po mbahet në Lubjanë, përshëndeta Kryeministrin Slloven Mirko Cerar, të cilin e falënderova për ndihmën e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë vendit tonë drejt integrimeve evropiane, përvoja këto që tashmë një kohë i ka kaluar shteti Slloven, i cili është një shembull i suksesit”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …