Brickos

Nis mirëmbajtja e lumit “Dullho” në qytetin e Rahovecit

Lumi “Dullho”, që kalon përmes qytetit të Rahovecit, ka filluar të mirëmbahet pasi që deri më tani ky lum, nuk ka pasur ndonjë trajtim të mirë. Duke e ditur rendësin e tij, organet Kompetente Komunale kanë ndërmarrë mase që ky lum të ketë trajtimin e duhur dhe të mos jetë i ndotur siç ka qenë deri më tani. Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike lidhur me mirëmbajtjen e lumit “Dullho” shprehet se duke e parë gjendjen jo të mirë të mirëmbajtjes së lumit, si drejtor kam marrë të gjitha masat e nevojshme për të nisur mirëmbajtjen i tij. Ky lum do të ketë trajtim permanent pasi që është i vetmi lum, që kalon përmes qytetit të Rahovecit dhe mirëmbajtja e tij është i domosdoshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …