A do ta braktis Serbia Këshillin e Evropës pasi Kosova merr statusin e anëtarit të asaj organizate ndërkombëtare

A do ta braktis Serbia Këshillin e Evropës pasi Kosova merr statusin e anëtarit të asaj organizate ndërkombëtare

Në ditën kur Kosova ka bërë hapin e fundit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, në Beograd është komentuar paralajmërimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Serbia do ta braktisë Këshillin e Evropës (KiE), nëse Kosova merr statusin e anëtarit të asaj organizate ndërkombëtare. Avokati serb, Jovan Rajiq, thotë se ky veprim do të kishte pasoja jo vetëm politike për Serbinë. Rajiq paralajmëron se me largimin nga KiE, qytetarët e Serbisë do të mbesin pa mundësi të bëjnë padi ndaj Serbisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Që kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia mund të tërhiqet nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për shkak të pranimit të Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare, në opinion ka pasur një debat se çfarë do të thotë kjo për rrugën evropiane të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …