Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marr vendim për anulimin e provimit për noternë

A. Haxhiu: Diskriminimi, dhuna fizike e psikike, shfrytëzimi i vajzave dhe grave ka ndërlidhje me shtypjen ekonomike

Lëvizja Vetëvendosje, numrin e madh të grave të papuna,  e konsideron mendësi të gabuar të qeverisë së vendit. Në një konferencë për medie, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka folur për papunësinë e grave të cilat janë të shtypura edhe si gra edhe si qytetare të Kosovës. “Diskriminimi e shtypja, dhuna fizike e psikike, shfrytëzimi i vajzave dhe grave ka ndërlidhje të ngushtë me varësinë dhe shtypjen ekonomike. Ajo po ashtu foli edhe për projektligji i punës të proceduar nga Qeveria duke theksuar se nuk ka mekanizma mbrojtës kundër diskriminimit të grave në punësim madje nuk ka asnjë autoritet ku mund të raportohen rastet. “Arsyet pse nuk punësohen gratë, është sepse punëdhënësi e konsideron problem pushimin e lehonisë. Pushimi i lehonisë natyrisht që duhet të mbetet për periudhën 1 vjeçare por është koha që ta ndajmë atë në formë të obligueshme, 6 muaj nëna, 6 muaj babai”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …