leoni

AAK dërgon në Kushtetuese çështjen e votimit për kryetarin e Kuvendit – kërkohet pezullim i seancave derisa të merret vendim

 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështetur nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar të hënën në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e ligjshmërisë së procedurës së votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo iniciativë vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës gjendet në një ngërç institucional, pasi as pas 14 tentativave radhazi nuk ka arritur të konstituohet, ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha para mediave se kjo kërkesë është bërë për të mbrojtur integritetin e procesit parlamentar dhe për të adresuar një shkelje të mundshme kushtetuese. “Po kërkojmë që Gjykata ta trajtojë këtë rast me prioritet, dhe njëkohësisht kemi kërkuar vendosjen e një masë të përkohshme për pezullimin e seancave plenare, derisa të merret një vendim i qartë nga Gjykata,” theksoi Kadrijaj.
Sipas saj, mënyra aktuale e mbajtjes së seancave çdo 48 orë përbën “zhvleftësim të vlerës së Kuvendit” dhe rrezikon të thellojë krizën politike e institucionale në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj kritikon kontratat e qirasë së veturave: “Shpërdorim i parasë publike dhe mungesë transparence”

Nënkryetari i AAK, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër ndaj praktikës së institucioneve shtetërore për marrjen …