AAK-ja rikthehet fuqishëm në komunën e Junikut

Dega e AAK-së në Junik, mbajti mbledhjen e rregullt të Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm, ku u shpalosën pjesë nga programi zgjedhor dhe projektet madhore të cilat do të realizohen me rikthimin e AAK-së në komunën e Junikut.

Mbështetja e madhe për Agron Kuçin si kandidat për kryetar komune u konfirmua edhe në këtë takim.

“Juniku ka nevojë të qeveriset nga njerëz me integritet e kredibilitet, të dëshmuar me punë, e jo nga ata të cilët ndaluan dhe stagnuan zhvillimin e Junikut tash e 4 vite ku e gjithë puna dhe suksesi’ i tyre bazohet në projektet e trashëguara nga Agron Kuçi”.

“Qytetarët e Junikut janë të vendosur për kthimin e Aleancës në qeverisje ku me Agron Kuçin kryetar, Juniku do të rikthehet në majat e qeverisjes së mirë në nivel vendi dhe me potencialet natyrore që i ka do të shëndërrohet në epiqendër të zhvillimit ekonomik”, ka njoftuar dega e AAK-së në Junik.

Kontrolloni gjithashtu

Krerët e komunës së Skënderajt takuan banorët e Klinës së Epërme dhe Klinës së Mesme

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të komunës së Skënderajt në zgjedhje lokale që …