leoni

Time Kadriaj

AAK përjashton bashkëpunimin me VV-në: Kadrijaj konfirmon vijën e kuqe ndaj Kurtit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje në asnjë formë qeverisëse, duke theksuar se mbështetja për një Qeveri të re mund të ndodhë vetëm në kuadër të opozitës, por pa përfshirjen e VV-së. “Nuk po shohim ndonjë zgjidhje, por jemi për Qeverinë e opozitës,” u shpreh Kadrijaj, duke përjashtuar kategorikisht mundësinë e çfarëdo bashkëpunimi me qeverinë aktuale apo me kryeministrin Albin Kurti. Ajo e bëri të qartë se AAK mbetet e hapur për dialog dhe koordinim me subjektet e tjera opozitare, por ka një “vijë të kuqe” të pandryshueshme ndaj Vetëvendosjes. “Në asnjë mënyrë në Qeveri me Kurtin dhe nuk shkojmë në bisedime me ta,” theksoi Kadrijaj. Qëndrimi i AAK-së vjen në një kohë kur në skenën politike kosovare po shtohen zërat për ri formatim të qeverisjes dhe përpjekje për bashkërendim të opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj shpreh zhgënjimin ndaj Limajt: “Nuk është respektuar bashkëpunimi kundër Kurtit”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar publikisht me zhgënjim ndaj …