AAK përjashton nga grupi parlamentar kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha

Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Vendimi, sipas burimeve të Gazetës Express brenda AAK-së, është marrë pas zhvillimeve në seancën e fundit parlamentare, ku votimi i Hoxhës ka qenë në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të partisë. Burimet bëjnë të ditur se Hoxha votoi në favor të kandidatit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Ky veprim, sipas AAK-së, bie ndesh me marrëveshjet dhe qëndrimet e grupit parlamentar. Adem Hoxha i ishte bashkuar Grupit Parlamentar të AAK-së në muajin prill të këtij viti. Në atë kohë, kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, kishte theksuar se Aleanca është e hapur për përfaqësues të komuniteteve të ndryshme, sidomos duke pasur parasysh se grupit i mungonte një deputet për të pasur përbërje të plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi kritikon Kurtin dhe Vetëvendosjen për qëndrimet ndaj UÇK-së dhe kryekuvendarit të ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka sulmuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe …