Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga partitë politike që të propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar Muharrem Nitajn për këtë pozitë nga radhët e saj. Në mbledhjen e Kryesisë së AAK-së, propozimi i kryetarit Haradinaj për emërimin e Nitajt si anëtar të KQZ u mbështet gjithashtu. Ky propozim është bërë në kuadër të diskutimeve mbi ngërçin politik dhe nevojën për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
