ABDIXHIKU PRITI NË TAKIM AMBASADOREN SUEDEZE

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten ka pritur në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny. Abdixhiku dhe Ahliny, në këtë takim njohës, diskutuan për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta. Mes të tjerash, Abdixhiku e informoi me planin e qeverisjes për ministrinë që ai drejton, projektet me prioritet dhe vendosmërinë për transparencë të plotë të proceseve.

Ambasadorja suedeze tha se do të vazhdojnë përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës, për çka ministri shprehu mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt të për vitin 2026. Në …