Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Arsyeja, pse Albin Kurti nuk guxon të marrë pjesë në seancën e Kuvendit, ka të bëjë me lehtësimet për serbët në Veri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,  sot në Kuvendin e Kosovës e ka kritikuar kryeministrin,  Albin Kurti se po e trajton në mënyrë të veçantë pjesën veriore të vendit.  Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit, Abelard Tahiri ai ka thënë se mospërfshirjen e veriut në shtrenjtimin e rrymës është zgjerim i një autonomie për veriun. Fatkeqësisht Qeveria dhe Albin Kurti është duke e trajtuar në mënyrë të veçantë veriun. Dhe unë mendoj që tash po shihet që Albin Kurti e ka një agjendë për veriun. Pra këtu kemi të bëjmë pikërisht me zgjerimin e një autonomie me angazhimin e kësaj qeverie që këta njerëz ta kenë një autonomi pikërisht në atë pjesë të vendit. Kjo është jashtëzakonisht e dëmshme dhe kjo është arsyeja pse Albin Kurti nuk guxon me marrë pjesë në seancë, sepse nuk ka arsyetim pikërisht për veriun”, ka thënë Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …