Abelard Tahiri: Do fuqizohet Ligji lidhur me Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së fituar me vepër penale

Abelard Tahiri: Do fuqizohet Ligji lidhur me Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së fituar me vepër penale

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në tryezën nacionale “Përmirësimi i garancive procedurale në procedurën e mbrojtjes penale lidhur me ‘Pastrimin e parasë, sekuestrimit dhe ngrirjes së pasurisë në Kosovë’”, organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, ka folur për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Sipas njoftimit për media, Tahiri me këtë rast ka përmendur agjendën e ngjeshur legjislative që është plotësuar për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nisur nga Kodi i ri Penal, Draft Kodi i Procedurës Penale, si dhe Ligji i ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së fituar me vepër penale.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: PDK, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti do të …