Abelard Tahiri

Abelard Tahiri ka deklaruar se vendimi i Gjykata Kushtetuese i konfirmoi si të bazuara të gjitha pretendimet tona

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka përshëndetur vendimin e  Gjykatës Kushtetueses që Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës në Shërbimin Civil të Kosovës t’i dërgohet presidentes për shpallje, pa nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11, të cilat janë vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe janë të pavlefshme. Edhe me vendimin e sotëm Gjykata Kushtetuese konfirmoi të bazuara të gjitha pretendimet tona se Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës në Shërbimin Civil të Kosovës, i miratuar nga pushteti në tetor të vitit të kaluar, kishte për qëllim kapjen dhe nënshtrimin e administratës, si dhe legjitimimin e emërimeve dhe shkarkimeve të paligjshme brenda saj. Abelard  Tahiri, ka thënë se si grup parlamentar kanë qëndruar në krye të detyrës për ta mbrojtur shtetin, administratën publike, të drejtat dhe liritë e qytetarëve përballë tentimeve të dështuara për të shkatërruar vlerat dhe parimet e demokracisë tonë kushtetuese të ndërtuara me shumë mund dhe sakrifica.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …