Abelard Tahiri përkrahë kandidaturën e Petrit Hajdarit për kryetar të Drenasit

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka përkrahur kandidimin e Petrit Hajdarit për kryetar të Drenasit. Ai ka thënë se me përvojën që ka, Hajdari do të t’i trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi hallet dhe nevojat e qytetarëve dhe do t’i japë Drenasit hovin e zhvillimit që e meriton.

Petrit Hajdari ka më shumë se 20 vite përvojë të çmuar në administratën shtetërore, politikë dhe diplomaci – një rrugëtim i gjatë i mbushur me përkushtim, profesionalizëm dhe rezultate konkrete.

Jam i bindur se me këtë përvojë dhe vizion, si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Drenasit, Petriti do të dijë t’i trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi hallet dhe nevojat e qytetarëve dhe do t’i japë Drenasit hovin e zhvillimit që e meriton. Suksese në këtë kapitull të ri dhe të priftë e mbara, Petrit!, ka shkruar në profilin e tij në facebook, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Fshati turistik i Linit merr mbrojtje ligjore të veçantë

Fshati turistik i Linit, një nga destinacionet më të veçanta përgjatë bregut të Liqenit të …