Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës. Ai ka shkruar më tutje se Partia Demokratike e Kosovës do të jetë prezent në secilën seancë për të siguruar drejtësi kushtetuese në zgjedhjen e organeve të Kuvendit. “Ne si deputet nuk mund të rrijmë indiferent kur e shohim kryesuesin e VV-së të del nga seanca dhe vazhdon me abuzuar me ritmin e njëjtë dhe vazhdon me shkel Kushtetutën. Ne do t’i përdorim të gjitha mjetet tona demokratike që i kemi në dorë si deputetë që ta parandalojmë një gjë të tillë. Kjo parti tashmë nuk i bën përshtypje vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Këta kanë vendosur me u munduar me imponuar një rend dhe rregull të ri, pa çka se është në shpërputhje me rendin tonë kushtetues: ka shkruar deputeti, Abelard Tahiri.
