Ade Clewlow: Intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte vendim i duhur

Më 23 mars bëhen 26 vjet nga nisja e fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave serbe, me qëllim shpëtimin e popullatës civile shqiptare nga spastrimi etnik i orkestruar nga Slobodan Millosheviq. Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, mbetet një nga përkrahësit më të fuqishëm të kësaj ndërhyrjeje, ndërsa ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, thekson se Britania e Madhe bëri zgjedhjen e duhur duke ndërhyrë në Kosovë. “Ne e kishim shumë të qartë se ndërhyrja në Kosovë ishte e nevojshme, edhe pse disa shtete aleate ishin skeptike dhe nuk e mbështesnin këtë ide. Ne i mbrojtëm civilët së bashku me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1999. Historia tregon se ishte një vendim i duhur”, deklaroi Clewlow.  “Kosova është një rast unik se si njerëzit janë kthyer dhe kanë ndërtuar vendin e tyre”, shtoi ai. Bombardimet e NATO-s zgjatën 78 ditë, derisa Sllobodan Millosheviq pranoi të tërhiqte forcat e tij nga Kosova. Më pas, rreth 40,000 trupa të NATO-s u vendosën në Kosovë për të mbikëqyrur largimin e forcave serbe dhe për të filluar një operacion paqeruajtës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas …