Adem Lushaj: Libri “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit”

Libri “Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” përmbledh dëshmitë e mbi 300 dëshmitarëve dhe viktimave të periudhës 1998–1999, në territorin e komunës së Deçanit dhe Junikut. Në të dokumentohen krimet e kryera nga forcat serbe në fshatrat Irzniq, Beleg, Shaptej, Junik, Strellc, Deçan e më gjerë. Një pjesë e rëndësishme e librit i kushtohet dëshmive rrëqethëse të viktimave të dhunës seksuale, duke pasqyruar dimensionin çnjerëzor të dhunës së ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare.
Këto dëshmi janë mbledhur në prani të zyrtarëve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave dhe janë të depozituara edhe pranë Gjykatës së Hagës dhe Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte, duke u shndërruar kështu në dokumentacion të rëndësishëm historik dhe juridik për ndriçimin e së vërtetës dhe ndëshkimin e autorëve të krimeve.
(Libri është i përkthyer edhe në gjuhën angleze, turke dhe malazeze)

Kontrolloni gjithashtu

Ing. Blerim Bajraktaraj: "Rrugëtim nëpër valët e jetës" – një udhëzues i heshtur për forcën e shpirtit

Ing. Blerim Bajraktaraj: “Rrugëtim nëpër valët e jetës” – një udhëzues i heshtur për forcën e shpirtit

Në Deçan është promovuar libri “RRUGËTIM NËPËR VALËT E JETËS” të autorit Adem Lushaj, promovim …