Administrata e Skenderajt e ndërprenë grevën

Administrata e komunës së
Skenderajt, pas një konsultimi të përbashkët, ka vendosur që të ndërprenë grevën
e filluar sot në orën 8:00. Siç nënvizohet në kumtesë, “vendimi për ndërprerjen
e grevës ka ardhur duke respektuar nevojat e qytetarëve për shërbime administrative
komunale”. Me këtë rast, administrata e komunës së Skenderajt, ka bërë me dije
se puna në institucionet komunale
do të vazhdojë normalisht në pjesën e mbetur të ditës së sotme dhe në ditët në
vijim. “Po ashtu e njoftojmë opinionin publik se kërkesat tona për trajtim
human dhe ofrim të shërbimeve shëndetësore sipas konventave ndërkombëtare për
z. Lushtaku, do të vazhdojnë në forma të tjera. Edhe një herë kërkojmë
mirëkuptimin e qytetarëve të Skenderajt për vonesat në marrjen e shërbimeve
gjatë ditës së sotme”.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …