Adnan Rrustemi: Në zgjedhjet e 22 tetorit qytetarët të votojnë me dokumente të Kosovës, jo me ato me të Serbisë

Adnan Rrustemi: Në zgjedhjet e 22 tetorit qytetarët të votojnë me dokumente të Kosovës, jo me ato me të Serbisë

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka thënë se sipas udhëzimeve të KQZ-së, qytetarët e veriut në zgjedhjet e nesërme lokale do të mund të votojnë edhe me letërnjoftim të vlefshëm të Serbisë, ashtu sikur kanë votuar gjithnjë.  Kundër kësaj deklarate ka reaguar anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi. Ai ka thënë se në zgjedhjet e së dielës të drejtë vote kanë vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës, dhe qytetarët mund të votojnë vetëm me dokumente të Kosovës, e kurrsesi me të Serbisë. “Kushdo që deklarohet se në veri mund të votohet me dokumente të Serbisë, është deklaratë dhe qëndrim në kundërshtim me rendin juridik, integritetin, si dhe me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, qoftë ai edhe ambasadori i OSBE-së!”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

PSD akuzon LVV-në për “kapje” të Prokurorisë, Molliqaj paralajmëron rrezik për pavarësinë institucionale

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para Prokurorisë së Shtetit, duke vendosur një pankartë …