Aeroporti i Vlorës po ndërtohet nga konstruksionet metalike të kompanisë ELSAM nga Ferizaj

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti ka vizituar Fabrikën e Këmbyesve Termik dhe Konstruksioneve Metalike “Elsam”.

Drejtori Derguti, me këtë rast u prit nga pronari i kësaj kompanie Amir Musliu, i cili tha se kjo kompani me produktet e saja po e mbulon jo vetëm tregun kosovar, por edhe atë ndërkombëtar. Sipas Musliut kjo kompani pos tjerash këtë vit është angazhuar edhe në ndërtimin e bazes metalike të Aeroportit të Vlorës, projekt ky madhor që po kryhet nga stafi i kësaj kompanie.

Kjo kompani pritet që të zgjeroj veprimtarinë e vet edhe me produkte te reja gjate vitit te ardhshëm duke synuar tregun ndërkombëtarë.

Drejtori Derguti me këtë rast tha se Komuna e Ferizajt, do të jete çdo here në shërbim të bizneseve të Ferizajt, duke qëndruar afër tyre për çdo pengese apo nevojë që kanë ata për institucionet komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …