Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një fazë më të thellë të bllokadës institucionale, me mungesën e konsensusit mes partive që po pamundëson zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.  Vetëvendosje po e shfrytëzon këtë krizë si “luks kohor” për të negociuar dhe për të zhvendosur përgjegjësinë tek opozita. Kasolli thekson se presioni kushtetues bie aktualisht mbi Kuvendin, pasi pa konstituimin e plotë të tij, asnjë institucion tjetër nuk konsiderohet funksional. Ai vlerëson kandidimin e Albulena Haxhiut si një manovër për të fituar kohë dhe për të krijuar perceptimin se VV po respekton vullnetin elektoral. Sipas tij, deklaratat e Ramush Haradinajt për emra alternativë si Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci nuk duhet parë në mënyrë të izoluar, por në kontekstin e rivalitetit me Fatmir Limajn. Kasolli përmendi se edhe nëse VV do të kishte përkrahjen e Nismës, numrat nuk do të mjaftonin, për shkak të qëndrimit të dy deputetëve të komuniteteve joshumicë, të cilët janë afruar me opozitën.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …