Ferizaji ka kremtuar 26 vjetorin e Lirisë. Në një postim në facebook, kryetari i komunës, z. Agim Aliu ka shkruar se 12 Qershori është datëlindja e lirisë së Kosovës, është data e lavdisë, krenarisë, sakrificës e kujtesës për lirinë e Kosovës, skalitur përjetësisht me emblemën e krenarisë kombëtare – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjakun e dëshmorëve e martirëve, luftëtarëve të lirisë, përpjekjen e sakrificat e brezave ndër shekuj që kulmuan në 12 Qershorin e 1999-tës me Ditën e Çlirimit të Ferizajt, Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
