Agim Aliu njofton hapjen e tregut të ri e modern të kafshëve në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e prezantoi në rrjete sociale, projektin e përfunduar tashmë “Tregu i Ri i Kafshëve” dhe shtoi se funksionalizimi i tij do të ndodhë të shtunën.

Kryetari Aliu shkurt e prerë e theksoi të premten se ky treg është shembull për të gjithë vendin si treg me modernizmin e tij. Ai e theksoi se nga e shtuna ai do të hapet.

“Nga nesër funksionalizohet Tregu i Ri i Kafshëve një hapësire krejt e re, moderne e me kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për tregtimin e kafshëve si dhe hapësirën e veçantë për drithërat – model i tregjeve të këtij lloji në gjithë Kosovën” ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve nderohet Epopeja e UÇK-së

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale …