leoni

Agim Musliu: Aleksandar Arsenijeviq, i maskuar si aktivist, në shërbim të Radoiçiqit dhe agjendës destabilizuese serbe

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të informatave të reja që lidhin Aleksandar Arsenijeviqin – figurë e njohur si “opozitar” i Listës Serbe – me kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, Millan Radoiçiq. Sipas Musliut, Arsenijeviqi është shpërblyer nga Radoiçiqi me një banesë në qytetin serb të Vrnjaçka Banja, si mirënjohje për përpjekjet e tij në destabilizimin e situatës në veri të Kosovës. “Nuk kemi të bëjmë me një aktivist civil, por me një pjesëtar të një strukture të organizuar që punon kundër rendit kushtetues të Kosovës,” tha Musliu, duke shtuar se për vite me radhë Arsenijeviqi është paraqitur si pjesë e shoqërisë civile, ndërkohë që në prapaskenë ka ndihmuar në zbatimin e agjendave të Beogradit. Sipas informatave të sigurisë, gjatë bastisjes së vilës së Arsenijeviqit në fshatin Vallaq në muajin qershor, policia ka gjetur një arsenal armësh. Vila është ndërtuar nga kompania “RAD 028”, e sanksionuar nga SHBA-të, dhe menaxhohet formalisht nga Radulle Steviq, por dyshohet të jetë në pronësi të vetë Radoiçiqit. Eksperti i sigurisë ka bërë thirrje për vigjilencë më të madhe nga institucionet kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar se këto struktura vazhdojnë të marrin mbështetje financiare dhe logjistike nga rrjete kriminale e politike jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Në zgjedhjet lokale do të ndodh populli

Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e rregullt …