Agim Musliu: Serbia është shndërruar në territor ku Rusia po stërvit paramilitarë për t’i destabilizuar demokracitë evropiane

Drejtori i Intitutit Oktopus, Agim Musliu ka tërhequr vëretjen se Serbia është shndërruar në territor ku Rusia me infrastrukturën që po ia ofron Beogradi, po stërvit lirisht grupe paramilitare për t’i destabilizuar demokracitë evropiane. Ai ka theksuar më tutje se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa lejen e institucioneve serbe të drejtuara nga presidenti I Serbisë,Aleksandar Vuçiq. “Beogradi me vetëdije e lejon dhe e përkrah këtë aktivitet, sepse vetë po bën të njëjtën gjë në rajonin tonë – duke formuar, armatosur dhe urdhëruar grupe të armatosura, si ai i Milan Radoiçiqit. Serbia është partner strategjik i Rusisë në projektet më të rrezikshme të destabilizimit të Evropës dhe rajonit tonë, duke e shndërruar veten në hallkën kryesore të ndikimit rus në Ballkan” ka shkruar drejtori i Intitutit Oktopus, Agim Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar dorëhejqen e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar dorëhejqen e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha. …