Zeqir Gërvalla

Agim Vuniqi: Poeti që nuk di të ndalet, ai është Zeqir Gërvalla

Poezia që shkruan Zeqiri është vërshuese, e bënë njeriun të dal nga shtrati i ëndërrave dhe mendimeve, e bënë të gjykoj më me realizëm, aty është edhe qëllimi i autorit, ai rrëfen, dialogon me më të dashurit, komunikon me historinë, sa bukur e shfrytëzon metaforën për të ndriquar ngjarjet historike, por mu atëherë emocionet ngriten; lexuesi edhe ngrihet, edhe përmallet, dënesë, rebelohet, klithë, dhe të gjitha i bënë në heshtje, po.., vërtetë dhemb kjo gjendje, është e vështirë, thuase e paqëndrueshme. Ai shkruan për biografinë vet-shqiptare “Pak biografi”, pastaj hymnizon malësorin në poezinë “Portreti i një malësori”, dmth në të dy rastet i kornizon ndjenjat, thjesht bënë luftë me veten por edhe me ne lexuesit, të cilët, ne, e përjetojmë thellë gjëmën, jetojmë jasht vendit, por ëndërrojmë shqip, e vështrojmë nga afër zhvillimin e fëmijëve dhe vazhdimisht bëjmë monolog, athua gabuam, athua kishim zgjidhje tjera, pse jetojmë të vuajtur duke shënuar ngjarjet, e duke mos marrë pjesë në to, a e kemi kuptuar drejt botën, shoqërinë, familjen, apo kemi mbetur lypës të fatit..eh mallkim i rëndë, lypës i fatit…

Nuk ndalet me kaq poeti, ai rikujton fjalët e Rexhep Elmazit, fjalët e shkruera me aq dhimbje për Rexhepin janë edhe të tijat, ai flet për kohën, niset nga vdekja këthehet në lindje, gjykon bukur për tokën, aty fillon dhe mbaron lindja, është e vërtet që mbarimi nuk ka kufijë, është përshkrim i gjithësisë, i yjeve, i planeteve, i lartësisë mendore, jo i përkufizimeve mendore, i të pakufishmes e cila nuk dijmë kur fillon e kur mbaron, nga shenja – (minus) apo + (plus), nuk dihet pra fillimi i jetës-lindja dhe kur përfundon nisja-është vdekja, si duket bota nuk ka as fillim as mbarim, nuk ka “0” të cilën njeriu e supozon si fillim, por natyra demaskon e rrëzon shumë teori… Fjala e Rexhepit dhe e vet autorit nuk është përmbyllëse, është e hapur dhe e vazhdueshme, nuk e dijmë kur ka filluar bota dhe kur do të mbarojë, për atë besojmë në përjetësi.. besojmë në kodin jetësorë ashtu siç e spjegojnë librat e shenjtë, tjetër spjegim më të arsyeshëm tash për tash nuk ka. Poeti i këndon edhe luleve dhe saktëson atë që kanë thënë filozofët, aq sa mësojmë, lexojmë më tepër-dijmë më pak, ngase vetes i hapim horizonte të reja të dijes-mos dijes, dhe asnjëherë nuk kemi përgjegje të saktë, akoma merremi me hipoteza, aludojmë të gjejmë formulat e jetës së njeriut. Hulumtojmë florën e faunën, lulet, zogjët, pra vet ekzistenca e njeriut lidhet me bashkëshoqërimin e njeriut me natyrën “Koha e luleve”. Ai me të drejtë madhëron rolin e nënës e cila jep jetën, madhëron femrën si krijesë, ai nuk ndalet flet, dënesë qan, na rikujton të gjithëve sa është e vlefshme fjala nënë, për atë edhe vendin Shqipërinë e quajmë nënë, se pa te nuk do të ishim as ne, si shqiptarë, dhe poeti nuk do të këndonte aq bukur shqip, duke na dhuruar këto poezi për ta ngushlluar veten, për të besuar në lulzim të sërishëm, në amshim…, poeti nuk e merr përgjegjësinë, ai ua len lexuesve (neve) me poezinë “Nuk di”

 

PAK BIOGRAFI

 

…Im atë

U lind në perëndim të diellit

E unë – në mesnatë

E ti – me yllin e parë të mëngjesit…

 

E tërë dita e madhe

Është para teje, bir.

 

Gjyshi betohej në shpatë

Babai – në pushkë

Unë – në libër

E ti… ku ta di!

 

Toka biro,

gjakon njerëz të rinj.

 

 

PORTRETI I NJË MALSORI

 

Në shpinë – një barrë

Në kraharor – një varrë

Në sy – një lot

Në zemër – barot…

 

Këmbëzbathur ecën

Rrugës zikzake të malit:

“A t´ja zë pritën hasmit –

A t´i blej abetare djalit?“

 

 

 

FJALA E TIJ

Rexhep Elmazit

 

Do të vijë një kohë

Që do ta dënoj një kohë

Edhe për vdekjen time:

 

Do të vijë një kohë

Që do ta ndriçoj një kohë

Edhe me fjalën time:

Do të vijë një kohë

Që do ti lidhë të gjitha kohët

Edhe me lindjen time.

 

 

 

KOHA E LULEVE

 

Koha e luleve – zëri I zogjve

Ku po të dhemb, o Nënë!

Malli yt – deti i lotëve…

…Natë e errët pa yj e hënë!

…për diell yj e hënë

Vera do vijë

E fruta do piqen, o Nënë!

 

 

NUK DI

 

S´di

Një natë ka kaluar

Apo një shekull vetmi

S´di

Zëri im apo zëri yt

Del nga kjo thellësi

S´di

Unë bie apo trungu im

Lulëzon përsëri!…

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria fillon restaurimin e trashëgimisë kinematografike

Procesi i restaurimit të trashëgimisë kinematografike në Shqipëri ka një rëndësi të madhe për ruajtjen …