leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Qeveria amorfe nuk ka ndonjë program të qartë për qeverisje

Partneriteti në pastrimin e parave dhe zhvillimi i aparatit korruptiv, ka krijuar ndërmarrësit politik ndërmjetësues të cilët shfrytëzojnë lidhjet me pushtetin “deal, no deal”, edhe gjatë procesit të privatizimit “më jep-të jap”.

Klima e krijuar politike në popull se pushteti-shteti do të zgjidhë problemet e grumbulluara, jo vetëm politike por edhe ato ekonomike, ishte uvertyrë e një realiteti të ri joreal, të bojkotit të përgjithshëm të minoritarëve serb “sipas rrethanave”, sidomos të Mitrovicës Veriore, të udhëzuar nga qeveria serbe; gjë që vështirësojë në mënyrë të theksuar jetësimin praktik të projektit politik dhe kombëtar-shtetëror shumë domethënës, atë të pavarësisë praktike. Ballafaqimi me një situatë “të realitetit të hidhur”, që sigurisht po përjetohet rëndë, nga përballja e përditshme me “frytet” e Marrëveshjes së Ahtisaarit, e pranuar me pajtimin e vullnetshëm të palës shqiptare, ngadal po i rikthehet “normalitetit” të nevojshëm për të kuptuar të gjitha vështirësitë menagjuese me të cilat do të përballet e qeveria e Kosovës në t’ardhmen.

E mira së mirës do të ishte që të kryhen sa më shpejt “marifetet” kushtetuese për të përmbushur kriteret e shtetëzimit të Kosovës,  në veriun e së cilës abuzohet gjuha shqipe, nuk repsektohet rregulli për mbishkrimet e lokaleve afariste edhe në gjuhën shqipe; valon vetëm flamuri serb, tregëtohet me dinarë dhe, ligjet që prodhohen nga Kuvendi i Kosovës nuk janë  aktive, në anën tjetër të Ibrit? Në vend të ligjërimeve të stërngarkuara politike, sigurisht që më mirë do të ishte që edhe grupet e qytetarëve të japin  propozime konkrete të zgjidhjes së problemeve të tyre për të kaluar edhe në procedurën e dëgjimit në komisionet dëgjimore, në t’ardhmen, fundja ia vlen të punohet për veten dhe për të ardhmen e vendit.

Problemeve të shumëta zhvillimore dhe të mirëqenies së qytetarëve edhe pse nuk janë të pakta, po i shtohen edhe problemet e natyrës politike-etnike, që shumë po e rëndojnë perspektivën e qytetarëve. Në këtë drejtim Serbia ka aktivizuar tërë potencialin diplomatik, por edhe atë subverziv-përpjekja për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së me përzierje në afera skandaloze të tregëtisë me organe trupore…Pastaj,  më heret pat dështuar edhe kërkesa e kreut serb për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetet që pranuan pavarësinë e Kosovës…, edhe marrja e hapave tjerë arbitrar për të penguar njohjet e reja  ishte vetëm “prashitje në ujë”, sepse Kosova kishte marrë bekimin nga BE dhe SHBA për të ndërtuar shtetin dhe se zgjidhje tjetër alternative nuk kishte.

Kosovës pra po i bëhet pranimi ndërkombëtarë “Diplomatic Recognition”, ka nevojë edhe kaq sa e kanë pranuar. Eshtë çështje tjetër sa kanë kapacitet politik dhe diplomatik shqiptarët të kyqen në rrjedhat integruese në Evropë dhe në botë dhe, pa një plan konkret për të ardhmen e vendit, nuk ka edhe ndonjë perspektivë të qartë. Nëse qeveria pretendon që të ngulfat hapësirën e autonomisë institucionale të subjekteve tjera buxhetore sidomos të atyre ekonomike, përfshirë edhe kompanitë publike, atëherë vërtetë vendi po sharron në krizë të thellë. Tendencat për qeverisje centraliste kanë filluar të vërehen dukshëm, kjo nga shkaku se qeveria nuk ka ndonjë program të qartë për qeverisje. Kompanitë publike janë nën presion të vazhdueshëm, jo vetëm në realizimin e detyrave të parashtruara ditore javore, mujore.., por edhe nën diktatin e vazhdueshëm të ministrave. Si duket mungesa e eksperiencës menagjuese ka bërë të veten, në vend të avancimit të proceseve vërehet një ngadalsim i tepruar. Qeveria dhe ministritë përkatëse nuk janë të emruara për të udhëhequr ndërmarrjet, shkollat, spitalet, ato janë për të ndërtuar pakot ligjore që do të lehtësojnë dhe avansojnë marrëdhëniet ekonomike në vend. Deri më tash nuk ka pasur ndonjë fjalim të qartë të kryeministrit se cilët janë hapat që do të ndërmarr ai për të lëvizur ekonominë vendore nga vendi. Ka shumë çështje që janë lënë pas dore, nuk është qartësuar ende pronësia dhe, kush është titullar i vërtet i ndërmarrjeve publike…, u privatizuan ndërmarrjet me metodologjinë e “spin off-it” u ba transakcioni i ndërmarrjeve publike duke formuar kompani/entitete të reja, pyetja ishte a janë ato vërtetë shtetërore, nëse po, gjë që është evidente, meqë ato po i menagjon qeveria, atëherë po vërehet se qeverisja e ekonomisë në Kosovë është sërish centraliste, për atë edhe politika kadrovike është dështake, e si atëherë po proklamohen partitë në pushtet se janë djathtiste, ato janë bërë ultra djathtiste! Mirëpo vendit i duhen edhe ato të spektrit të majtë, pa to nuk ka balansë pushteti pozitë-opozitë. Edhe ato ndërmarrje të cilat janë të privatizuara janë në funksion të aparatit shtetëror, veç po shihet se shumë ndërmarrje të cilat janë regjistruar kanë qenë fiktive, qëllim parësorë i të cilave nuk ka qenë afarizmi i sukseshëm dhe zbutja e papunësisë, por partneriteti në pastrimin e parave dhe zhvillimi i aparatit korruptiv, duke u krijuar ndërmarrësit politik ndërmjetësues të cilët shfrytëzojnë lidhjet me pushtetin “deal, no deal”, edhe gjatë procesit të privatizimit “më jep-të jap”.

Nuk është arritur deri më tash gjë kur thuhet se auditimi ka gjetur shkelje procedurale në menagjim dhe pastaj të shtohet se ndaj tyre do të ngritet kallximi penal. Së pari duhet kuptuar se edhe ndërmarrjet publike, por edhe private, janë të detyruara të bëjnë auditimin e brendshëm tremujor (nëpër kuartale) dhe atë vjetor, për të pasur më të qartë afarizmin e ndërmarrjes. Kjo është esenciale edhe për politikën tatimore të vendit ngase është shumë më lehtë të përcillen ecuritë ekonomike në vend. Përveq kësaj kështu më lehtë mund të përcillen të gjitha subjektet tatim-paguese. Eshtë gabim i rëndë kur ndonjë person zyrtar intervenon në organizatat publike dhe përzihet në politikën kadrovike drejtpërsëdrejti, pavarësisht nga pozita në hierarki, në PTK, KEK, apo në RTK…; ja pra si përcillet afarizmi i ndërmarrjeve publike, më mirë do të ishte të krijohet korniza ligjore për të gjitha subjektet e organizuara afariste, private dhe publike, dhe kështu të përcillet afarizmi, se a është në suaza ligjore apo jo? Sigurisht që është gabim i pafalshëm menagjimi i ndërmarrjeve me qeverisje të centralizuar, është ky koncept i dështuar i ekonomisë centraliste…, bile shumë më fleksibil dhe më i butë ka qenë ai i vetëqeverisjes, bile qenë më tranparencial dhe me një kontrollë më të theksuar të afarizmit, edhe nga vet prodhuesit e drejtpërdrejt, jo si tash kur afarizohet përmes vijave telefonike menagjer-qeveri-kryeministër.

Sigurisht që mosmarrëveshjet e brendshme shqptaro-serbe në Kosovë do të acarohen edhe më, ashtu siç do t’i diktojë qeveria serbe me aparatin e saj. Deklaratat serbe-ruse që adresohen shpesh mbi Kosovën kanë për qëllim ruajtjen e balancit diplomatik, për të mbajtur presionin e vazhdueshëm diplomatik në raport me BE-në dhe SHBA, për t’i bërë koncesione të mëtejme Serbisë.

Serbia e cila ishte në luftë kundër të gjithëve, u këndell nga politika amorfe ; e kishte të qartë se të gjitha subjektet ish-federale me kufij të e brendshëm do të dalin me kufijë të trashëguar si të jashtëm, ishte ky një proces që ligjërisht përfundojë me pavarësinë e Kosovës. Si të kuptohet ndryshe pra kërkesa e vazhdueshme-bombarduese e revidimit të kufijve? Në bazë të marrëveshjes së përbashkët teknike me Serbinë, duhet të pranohet sovraniteti i dyanshëm, pra, i pranimit diplomatik reciprok dypalësh, përndryshe angazhimet tjera-konkluzat do të jenë dashakeqe, të tendencës për realiteteve të reja, të largim-pranimit të Kosovës si subjekt shtetëror.

 

Agim Vuniqi: Kombi “kosovar” dhe dëshmi nga biseda Hoxha-Kardelj në vitin 1975

 

Dallime midis termeve komb, shtet dhe vend, jane esenciale, edhe pse fjalët shpesh përdoren në mënyrë të ndërsjellë, varesisht nga kontesti “Country and state”- country vendi-shteti, vendi i origjines, vendi i banimit dhe state-shteti parimisht dhe politikisht janë terma sinonim që të dy aplikohen tek subjektet politike vetëqeverisëse.

Megjithatë, kombi është një grup njerëzish që ndajnë të njëjtën kulturë, por nuk kanë sovranitet.

Dhe perfundimisht a duhet te thuhet kombi kosovar, apo qytetaret e Kosoves, dallimet jane esenciale, sepse kombi kosovar eshte tash per tash jo ekzistent, qe mund te pranohet me kohe ne pershtatje me rrethanat politike dhe historike, pas shtetndertimit qe eshte ne luhatje, proces jo i perfunduar.

Por banoret qe jetojne ne Kosove jane gjeografikisht kosovare, sikurse qe jane prishtinas, pejane, gjakovare, llapjane, drenicake, dukagjinas…

 Psh. ne rastin kombetarja e Kosoves perputhet me perfaqesuesja e Kosoves, por jo kombi kosovar. Ceshtja e perfaqesimit, pranimit te vullnetshem te qytetareve (banoreve/kombeve-grupeve etnike…quani si te doni) u pa pas ndeshjes ne futboll ndermjet Zvicres dhe Serbise, por ajo ne mes te Kroacise dhe Rusise, edhepse e para u be teme globale dhe kombetare, qe ne nje menyre apo tjetren tregoj se bota ka ndryshuar bashke më kombet-shtet, koncept mesjetar i bartur nga Traktati i Westphalias i nenshkruar më 1648, pas nje lufte te ashper ne mes te katolikeve dhe protestaneve. Pse pra kjo injorance intelektuale dhe ky keqekuptim intelektual i shkrirjes ne nje komb te ri? Kjo mund te ndodhe kur ceshtjet kombetare ne nje vend post-lufte te zgjidhen me marreveshje, jo me loje fjalesh, apo perkthime joadekuate gjuhesore, prandaj qe me ardhjen e UNMIK-ut, Eulexit, por edhe marreveshjeve te nenshkruara si gjuhe zyrtare e korespondences eshte marre anglishtja…

Per te qartesuar më denjesisht debatin diskutabil , qe po qendron i hapur ne mediat qendrore, ato zyrtare dhe alternative po sherbehem deshmite e paraqitura te Sharr Hoxhes, djalit te madhe te Fadil Hoxhes si deshmi nga bisedimet e drejperdrejta te Fadil Hoxhes dhe Eduard Kardelit, nder kuadrot më te larta politike te Titos.

Cka u tha ne biseden e tyre per kombin kosovar?

Ne vitin 1975 ne  vizite Kosoves erdhi Eduard Kardelj qe ishte numri dy i Shtetit Jugosllav.

Pas vizitave te monumenteve historike pat takim dhe bisede edhe me Fadil Hoxhen.

Kardeli  me seriozitet autoritativ i propozoi Fadil Hoxhes qe shqiptaret  te emertohen ne “Kosovar” e jo si Shqiptare!

Pas nje casti Fadil Hoxha i tha: ” Nese Ju ne Kryesi te Shtetit keni marr vendim te tille, une menjihere do te jap doreheqje nga te gjitha funkcionet deri me tash! Fadil Hoxha prap i perseriti keto fjale Kardelit.

Poashtu Kardeli  propozoi planin e dyte,  Fadil Hoxhes qe Radio dhe TV i Prishtines te kundervihej Propagandes se Radio-Tiranes.

Njesoj si me pare Fadil Hoxha rrefuzoi edhe kete propozim dhe i tha se nuk kemi nevoje te kundervehemi kunder vetit sepse jemi nje popull!

Pas ketij takimi Kardeli u kthya duar thate ne Beograd.Me pas optimizmi dhe guximi i shqiptareve ne Kosove u ngrit ne permasa aq te avansuara sa qe kudo qe shkonim ( pa viza) krenoheshim qe jemi Shqiptar!

Madje nuk kishte nevoja te cekim se jemi Shqiptar te Jugosllavise sepse ne ate kohe Shqiperia ishte e mbyllur  dhe nuk lejonte banoret qe te dalin jashte  vendit.

Perfundimisht duke glorifikuar nje “komb” te ri ne humbim te kaluaren, historine, gjuhen, kulturen, humbim te drejten historike te trashegimise kulturore e pranuar nderkombetarisht… humbet e drejta per t’u interesuar per pakicen kombetare shqiptare qe jeton ne shtetet tjera, te sanksionuar ne baze te Kartes Univerzale te te Drejtave dhe Lirive te Njeriut. Deri sot nuk kam ndier ndonje “ekspert” ne rajon t’i quan bashkekombetaret etni, as serbet, as kroatet, as sllovenet, as malaziasit, as boshnjaket, as muslimanet (boshnjak) perveq disa “idioteve”-shqipfolesve “kosovare” qe patentojne “kombe” e “etni” ne televizionet lokale ku tregtohen kombet, etnite..

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Jeta e Gurselit dhe e Bajramit ishte betejë

Gurseli e Bajram, pos që ishin vellezër, ishin edhe bashkëveprimtar politik, ishin artistë, ishin bashkëluftëtar …