Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Vitet e humbura dhe kotësia politike

Do te isha njeriu me i lumtur ne bote po te lexoja qe dikund ne bote eshte fituar liria pa sakrifice, pa rezistence, pa provokuar situaten. Nje shumice dominante te ne ka dizejnuar iden se me politiken e menqur te zgjedhur i paskemi shpetuar luftes, pse do te kishte lufte kur nuk ngacmohej asnjehere pushtuesi, ai vidhte plackiste…, qytetaret dhe bizneset paguanin taksat, ndersa shteti kishte nderprere te gjitha investimet, shqiptaret tatimoheshin dy here, nga tatimi i dhunshem dhe ai vullnetar, i mbajtjes gjalle te kultures. Ne pastaj mburreshim me nje politike te tille largamese, rezultat i se ciles ishte nje marrevshje e pa realizuar e Sant Egidio, e negociouar nga ambasadori Gent Arens 3+3, dhe i madh e i vogel dolen para institutit albanologjik per t’iu gezuar objektit, qe parashihej te lirohej nga kjo marreveshje, por ne vend te lirimit te objektit krisi dajaku… dhe thonim me plote mburrje se problemi i Kosoves ishte nderkombetarizuar…

Problemi i Kosoves para se gjithash ishte problem konstitucional, ishte problem i paperfunduar pas shperberjes se ish-Jugosllavise. Premisat politike ekzistonin, por duhej nje artikulim me i qarte i tyre, aty u inkuadruan elita akadamike, ne artikulimin sa me cilesor te tyre. Ishte nje politike e pranuar nga shumica dominante, por rrethanat ndryshuan, filluan krisjet sporadike dhe marrja persiper e akcioneve, ndodhi atentati mbi rektorin serb te dhunshem Papoviqin, shtypi nuk guxonte as te permendete se kete e kishte bere i riu Ilir Konusheci, dhe politika zyrtare kerkonte ekzaminimin e ngjarjes nga FBI, e dihej se nje gje e tille mund te ndodhte ne rrethanat vetem kur shteti serb do te bente nje kerkese te tille…

Pastaj erdhi mashtrimi edhe me i madh ne faxin e QIK-ut, kishte arritur lajmi se Kosoven e kishte pranuar nderkombetarisht nje ujdhese e panjohur…, dhe zyrtaret politike e moren shume seriozisht ate lajm derisa  u beme gazi i dynjas, edhe ky ishte nderkombetarizimi i Kosoves!

Pastaj u vazhdua me bisedimet e aranzhuara me ndermjetesimin e Baton Haxhiut, dhe u tha se problemi i Kosoves u nderkombetarizua, u arrit pajtueshmeria qe delegacioni kosovar ta takonte Millosheviqin, ishte ky takim qe i shkonte per shtati Millosheviqit, se ja eshte duke biseduar me shqiptare per zgjedhjen e problemeve te tyre, dhe u tha ja u nderkombetarizua problemi i Kosoves…

Komandanti i “forcave te armatosura” sipas kushtetutes se Kosoves u ngujua ne shtepine e tij dhe nen shoqerimin e forcave te sigurise se Serbise u transferua ne Beograd, aty u prit nga Millutinoviqi dhe Millosheviqi, dhe tham serish u nderkombetarizua problemi i Kosoves…

Po ne ate kohe shefi i administrates se tij Adnan Merovci ne nje marreveshje te aranzhuar ishte propozuar si kryeminister i qeverise kuislinge te autonomise se Kosoves… Adnan Merovci u percolle deri ne Shkup per tu takuar me kryesine e LDK-se dhe iu drejtua qytetareve te Kosoves te cilet u larguan focerisht nga Kosova, se lideri i tyre eshte mire dhe se mendonte ne ta.

Pak dite pas kesaj u vra kontribuesi me i madh i ndertimit te LDK-se Prof fehmi Agani, ato dite edhe kryesia e LDK-se u deklarua se te gjitha marreveshjet qe do t’i nenshkruan Rugova do te ken efektet “nul” sepse ai eshte marre peng, dhe ne thonim se problemi i Kosoves u nderkombetarizua…! Athua…!?

Nese do t’ishte aq shume i nderkombetarizuar Rugova do te duhej te ishte njeriu me i pranuar nga lideret boterore, gjate sulmit ajror ne caqet ushtarake te Serbise. Por nuk ndodhi ashtu… dhe themi se u nderkombetarizua problemi i Kosoves…!

Rugova kishte kerkuar te transferohej ne Gjermani se aty ishte qendra e LDK-se, dhe me vete mori familjen dhe anetaret e tyre te familjes…, cfare faktori politik ishin ata..? Nuk kishte as qeveri, as ministra..dhe ne prap trumbetonim se u nderkombetarizua problemi i Kosoves…

Ministri i jashtem gjerman, Klaus Kinkel deklaroi se ata nuk mund te garantojne sigurine e suites se liderit ”historik” dhe se ai/ata nuk do te gezojne beneficionet e shtetit gjerman, ku ishte LDK-dega ne Gjermani atehere…? Dhe lideri ”historik” i shqiptareve u detyrua te kethehet serish ne Itali. Ku ishin shqiptaret atehere qe tash vajtojne per cdo dite liderin “historik”, ku ishin atehere sa ishte gjalle???

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …