Ministria e Arsimit pa plan konkret për gjithëpërfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor

Agjencia e Kosovës për Akreditim tërhiqet nga ankesa në Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Agjencia e Kosovës për Akreditim është tërhequr nga e drejta e ankesës në Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë, pas përjashtimit që iu bë në shkurt të këtij viti. Katër ditë më parë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë që njihet si Bordi i AKA-së, ka bërë kërkesë për riregjistrim në EQAR. Këtë veprim Bordi e ka ndërmarrë pasi është frikësuar se ankesa nuk do të pranohet meqë nuk ka bazë për të. Kjo sepse vendimi për përjashtim theksonte se aplikuesi mund të paraqesë ankesë ndaj vendimeve të Komitetit të Regjistrit vetëm nëse ka pasur gabime procedurale ose në rast të shtrembërimit të vendimit nga ana e EQAR-it. AKA-ja në vitin 2015, ishte bërë pjesë e EQAR-it, që është regjistër i agjencive evropiane të sigurimit të cilësisë, të cilat dëshmojnë se standardet dhe procedurat e tyre janë në përputhje substanciale me parimet për sigurimin e cilësisë në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …