SAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se në Kosovë është prezent “Gripi i Shpezëve tipi H5N8”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se në Kosovë është prezent “Gripi i Shpezëve tipi H5N8”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, konfirmon se pas analizave të kryera në laboratorin e AUV-it, ka rezultuar se në vendin tonë është prezent “Gripi i Shpezëve tipi H5N8”. Përmes një njoftimi për media Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se mostra e testuar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë detektuar prezencën e Gripit të shpezëve Influenca Aviane A Subtipizimi H5 dhe N8 ( Gripi i shpezëve H5N8). AUV siguron se të gjithë veterinarët zyrtar të AUV-së, bashkë me praktikat veterinare private janë mobilizuar dhe po punojnë ne teren për të lokalizuar fermat e prekura tek të cilat kryhen të gjitha shërbimet duke përfshirë edhe asgjësimin e shpezëve të ngordhura dhe atyre prezentë ne fermë nën mbikëqyrje të veterinerëve zyrtar duke respektuar masat e biosigurisë .

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …