leoni

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes

Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes

Përkrahje FSK-së në fushën e hartografisë dhe gjeoinformacionit.

Prishtinë, 4 Shkurt – Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), e për interesat e zhvillimit të dy institucioneve përkatëse, me datë 4 shkurt 2021 në ambientet e MM është mbajtur një takim gjithëpërfshirës pune mes përfaqësuesve të MM, respektivisht Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe përfaqësuesve të AKK-së, të prira nga Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti.

Në takim, pos prezantimit të aktiviteteve të instuicioneve në fjalë dhe identifikimit të fushave ku ky bashkëpunim do të mund të avancohej dhe si rezultat i takimeve paraprake të zhvilluara mes ekspertëve nga dy institucionet, u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi. Qëllimi i Marrëveshjes është formalizimi i bashkëpunimit që kryesisht ka të bëjë me përkrahjen dhe ekspertizën që AKK do ia ofrojë FSK-së në fushën e hartografisë, gjeoinformacionit, me ofrimin e produkteve kadastrale e gjeohapësinore që administrohen nga AKK për nevoja të FSK-së, me specifikimin e përgjegjësive të palëve nënshkruese, me emërimin e personave përgjegjës për zbatim të marrëveshjes e ngjashëm.

Implementimi i kësaj marrëveshjeje do të rezultojë me ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së në fushën e hartografisë dhe gjeoinformacionit dhe në implementim sa më gjithëpërfshirës e të avancuar të mandatit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …