Në njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, institucionet shtetërore kanë organizuar një varg manifestimesh. Ndër manifestimet kryesore për shënimin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë do të përfshijnë:
15/02/2019
Ora 08:00 – Në të gjitha shkollat e Komunës së Rahovecit ora e parë mësimore i kushtohet historikut të shpalljes së pavarësisë “17 Shkurtit”, Ora 13:00 – Turnir në futboll (Qendra sportive, Toni Sport – Rahovec ).
16/02/2019
Ora 12:00 – Koncert për fëmijë (Shkolla e muzikës “Faik Sylka” ), Ora 13:00 – Turnir në futboll, ( Qendra sportive, Toni Sport – Rahovec ), Ora 15:00- Debat me të rinj me temën ” Rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë dhe sfidat e shtetësisë” (SHL–Kosova).
17/02/2019
Ora 8:30 – Pritja e mysafirëve nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Ora 9:00 – Homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Komunës së Rahovecit, Ora 13:00 – Seancë solemne për nderë të “17 Shkurtit ” (Salla e Kuvendit Komunal), Ora- 14:30 – Tryezë diskutimi Lidhja e Historianëve ” Ali Hadri ” (Biblioteka e qytetit “Sulejman Krasniqi ”), Ora 16:00 – Finalja e turnirit në futboll (Qendra Sportive, Toni Sport – Rahovec), Ora 18:00 – Koncerti festiv (Qendra e qytetit Rahovec).