Shpërndahen 40 makina për mbjelljen e grurit për fermerët Malishevas

Është bërë shpërndarja e 40 makinave për mbjelljen e grurit, për bujqit e Komunës së Malishevës. Shpërndarjen e këtyre makinave për bujq, e kanë vëzhguar nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha. Nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha duke i përgëzuar buqit përfitues ndër të tjera theksoi. “Besoj që këto subvencione do të ju ndihmojnë juve bujq të komunës, pasi qëllimi yni është rritja e kapaciteteve dhe krijimi i kushteve sa më të mira për bujqit, sepse bujqësinë e konsiderojmë, fushën më të rëndësishme në zhvillimin ekonomik”, ka thënë  nënkryetari Berisha, gjatë takimit me bujqit përfitues. Ndërsa drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, ka thënë se “në vazhdimësi janë duke u munduar që brenda mundësive buxhetore, t’i përkrahim bujqit, në të gjitha format e mundshme, me qëllim të zhvillimit sa më të madh të bujqësisë ku Malisheva njihet si trevë bujqësore  edhe në vazhdimësi sipas drejtorit Hoxha,  do të  ketë  projekt, sot  janë përkrahur 40 fermer, me makina për mbjelljen e grurit, dje me makina spërkatëse të pemëve , por edhe në të ardhmen do të ndihmojmë”. Ky projekt shumë i rëndësishëm për fermerët e Komunës së Malishevës,  është  konkretizuar nga buxheti i Komunës së Malishevës  si edhe me participimin e fermerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …