Agon Dragusha: Tri çështjet konfuze të İsmet Özelit

Agon Dragusha: Tri çështjet konfuze të İsmet Özelit

“Gjërat që në një periudhë kohore konsiderohen krejtësisht normale, në periudhën tjetër shndërrohen në çështje” (R.H. Taëney) Me këtë thënie fillon libri i shkrimtarit tashmë të njohur İsmet Özel “Tri çështjet: teknika – civilizimi dhe tëhuajësimi” (İsmet Özel – Üç  mesele, Teknik-medeniyet-yabançılaşma, Sule yayınları, İstanbul, 1995) i përkthyer në gjuhen shqipe në 2009 ku trajton raportin e njeriut ndaj këtyre tri çështjve ndër të tjera dhe ndër muslimanët. Autori në këtë libër ngritjen e një shteti e sheh jo në idetë e nacionalizmit, por përkundrazi, ai ato i quan si ide të injorancës. Në këtë libër parasheh një sistem islam dhe ngritjen e muslimanve nuk e sheh në kopjimin dhe përvetësimin e teknikës përëndimore, por në krijimin e një force që do të jetë produkt i besimıt dhe moralit islam. Kjo për një shkrimtar musliman është normale mirëpo siç e cek edhe vetë autori se: “Gjërat që në një periudhë kohore konsiderohen krejtësisht normale, në periudhën tjetër shndërrohen në çështje”. Nga kjo del se İsmet Özeli është duke u tëhuajësuar dhe krejt mendimin e tij po e shndërron në çështje dhe në një periudhë jo normale. Ai në një video të publikuar së fundi në portalet online shfaqet poeti në një aktivitet shkencor në vitin 2015, ku deklaron se nuk duhet t’i lejojmë shqiptarët të deklarojnë kombësinë e tyre, ose në të kundërt duhet të p*rdhen nga vendi, e gjithë kjo duke u përcjellur me duartrokitje e disa fishkëllima dhe e gjithë kjo çfarë e tha shkrimtari İsmet Özel shkeli në Tri çështje.

Çështja e parë është se përdhosi ata që dhanë jetën për këtë shtet:  “ … p*rdhuni (sikter) e iknı!”. Shkelı mbi gjakun e dëshmorëve të cilët dhanë jetën e tyre në luftën e Çanakalasë, mbi 10 mijë shqiptarë. Historia tregon se mendimtarë të tillë shkelen mbi dëshmorët, idealet, duke fyer identitetim e tyre e neve na mbetet t’ia kujtojmë İsmet Ozelit se “ik, p*rdhu!”, është thënë edhe më 3 mars të 1924. “Kur sulltanati dhe kalifati otoman u shfuqizuan, 156 njerëzve që i përkisnin familjes mbretërore iu mohua shtetësia turke me një ligj që hyri në fuqi më 3 mars 1924, dhe ata u nxorën nga vendi në tre ditët vijuese. Sulltan Abdulmexhidi II dhe familja e tij u dëbuan brenda 24 orëve, më parë se ligji të hynte në veprim…”(Burımı: ëëë.tesheshi.com)

E nëse na pyet se “A keni shtet…?”, po, ne kemi shtet dhe kemi mbajtur perandori ku  pashallaret dhe kryeministrat me origjinë shqiptare zënë një vend të veçantë në Perandorinë Osmane. Jo vetëm si numër, por edhe si cilësi. Ata kanë ndikuar thuajse më shumë nga të gjithë në fatin e kësaj perandorie. “Janë gjithsej 34 kryeministra shqiptarë që kanë udhëhequr perandorinë. Si vit shërbimi janë 100 vjet. Domethënë një herë në 6 vjet, qeverinë e Perandorisë Osmane e kanë udhehequr kryeministrat me origjinë shqiptare”. (Burimi: Revista “Studime Orientale”, Prishtinë. /Orientalizmi Shqiptar) Çështja e dytë është “pse të ikim ne?!”, kur secili shqiptar që jeton në Turqi di shumë mirë të flasë turqisht dhe e konsideron veten si qytetar të plotë të shtetit turk. Le të paramendojmë sikur shteti gjerman të përdorte të njëjtin fjalor për turqit që jetojnë atje, kur një pjesë e tyre jo që nuk janë tëhuajësuar, mirëpo as gjuhën e atij vendi (ku edhe mund të jenë rritur e jetuar dhjetëra vjet) nuk dinë ta flasin rrjedhshëm.

Çështja e tretë “… p*rdhuni (sikter) e ikni” na revoltoi shumë edhe ne mijëra studentëve që erdhëm të marrim dije në këtë vend dhe mbi katër milionë shqiptarëve të cilët janë integruar në mënyrë vullnetare dhe të plotë në kulturën dhe gjuhen turke. Shqiptarët që jetojnë në Turqi në ambientet e shoqatave apo lokaleve të tyre përkrah flamurit shqiptar mbajnë patjetër një flamur turk. Këtë çështje dua ta përfundoj me një thënie të shkrimtarit francez, kjo për dashurinë ndaj gjuhës frënge dhe përkujtimin e Sami Frashërıt. “Një nga shkrimtarët e Francës thoshte: “Parajsa e shkrimtarëve është të shkruarit; purgatori i tyre nga mëkatet është shikimi i atyre që ka shkruar, ndërsa ferri është përmirësimi i gabimeve të të shkruarit” (Anektoda e 197, Sami Frashëri, Letif 1300/1883)

Sidoqoftë na gëzon fakti se mendime si ky i Özelit janë raste të numëruara dhe nuk përfaqësojnë asnjë rrymë politike as intelektuale me ndikim të madh në Turqi.

Si përfundim, tri çështjet në këtë artikull ta kujtojnë atë që e ka thënë në librin “Tri çështjet…”:

“… ata që kanë filluar një opozitë shoqërore me propozime morale jofetare, pas arritjes në pozitë të pushtetit politik, shumë lehtë janë shndërruar në “tiranë që i kanë rrëzuar nga pozita tiranët”.”

Madje, edhe vetë Ismet Ozel shumë qartë potencon në librin e vet se rruga e shpëtımıt është bashkimi në ‘’devotshmërı ndaj Zotit dhe këtu është shpëtımı’’, kurse çështja “ …pirdhuni (sikter) e ikni!’’ mbetet në fund se kush ku do të shkojë, ajo është që na bashkon të gjithëve, vdekja dhe jeta pas saj.

Bursa, 2016

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …