Agon Maliqi: Nuk duhet lejuar të përhapet paniku i luftës me Serbinë, për përfitime elektorale

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka apeluar për qetësi dhe maturi, duke kërkuar që të mos përhapet panik për luftë për përfitime elektorale. Maliqi tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po ia delegon Kosovës fajin dhe po e rikthen presionin për çështjen e Asociacionit dhe dialogun. Sipas Maliqit, Vuçiq është i lidhur nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe nuk mund të ndërmarrë hapa ushtarakë, prandaj ai po përdor metoda të tjera për të krijuar tensione politike. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e komunikimit të qetë dhe pa intimidim me serbët në veri, duke paralajmëruar se qasja aktuale mund ta kthejë presionin ndërkombëtar ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …