Agon Maliqi paralajmëron: Shqipëria drejt BE-së, Kosova rrezikon “kufi të fortë” dhe izolim

Analisti politik Agon Maliqi ka paralajmëruar se brenda 5-7 viteve, kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë mund të rikthehet si “kufiri i fortë”, për shkak të përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ngecjes së Kosovës në integrime. Sipas tij, pasojat do të jenë të rënda për Kosovën në aspektin ekonomik dhe politik, duke rrezikuar një “provincializim” të vendit dhe një ndarje reale me Shqipërinë. Ai shton se mungesa e një marrëveshjeje me Serbinë dhe dominimi i populizmit kanë lënë Kosovën të izoluar. Maliqi thotë se bizneset kosovare po e ndiejnë tashmë ndryshimin, duke investuar më shumë në Shqipëri, dhe nuk përjashton që shumë kompani të transferojnë selitë atje. Sipas tij, edhe qytetarët do të ndjekin këtë rrugë përmes pasaportës shqiptare apo emigrimit. Ai e quan këtë një ironi të hidhur të politikës së deritanishme, që në vend të integrimit, ka sjellë ngecje dhe mbyllje për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hyland: Është koha për kompromis dhe formim të qeverisë në Kosovë

Christopher Hyland, një nga mbështetësit afatgjatë të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, …