AGRON CAMI: DISA VLERËSIME PËR ROMANIN “UDHËTIM I TE SHTUNËS SË FUNDIT”

Lexova romanin me titull “Udhëtim i të shtunës së fundit”. Përgëzime autorit, Agron Cami për romanin! Është romani i gjashtë i tij, që e ka konsoliduar me një perspektivë të qartë misionin si shkrimtarë me tematikë kombëtare.
I përshkruan episodet e ngjarjet me një fjalor të pasur e larmishëm e në mënyrë komplekse, si nga ana letrare, politike e ideologjike, etike e morale, sociale, gjithë procesin e shdërrimeve të një shoqërie nga një Sistem Socialist, në Sistemin Demokratik.
Përshkrimin për përmbysjen e Sistemit Socialist në Shqiperi, sipas projektit të Gorbaçovit të “Perestrokës” e të “Gllasnosnit”, si dhe të fjalimit e orientimeve të tij në Katovicë, të shembjes të Murit të Berlinit, si dhe të ngjarjeve e protestave në Rumani, Bullgari, Hungari e të luftës të disa republikave në Jugosllavi, për çlirimin nga Serbia dhe krijimin e shteteve të tyre të pavarura.
Fillimi në vendet komuniste ishte krijimi i Solidarnostit në Poloni në vitin 1980 në Gdanks në një fabrikë të ndërtimit të anijeve nga Lech Valesa. Solidarnost qe lëvizje sindikale e shoqërore, që luajti rol kryesor e kyç në rënien e komunizmit. Lech Valesën e kam parë në Paris në fillim të nëntorit 1981, që po vizitonte Muzeun e Luvrit. Ishte ftuar nga ana e francezëve.
Përveç “Perostrojkës”, Gorbaçovi shtroi edhe teorinë e “Gllasnostit” në vitet 1980, që ka të bëjë me lirinë e fjalës e të shprehjes, me krijimin e partive opozitare dhe të mediave e institucioneve kritike ndaj krizës e problemeve të Sistemit Socialist, që përfshiu qe nga BS e të gjitha vendet e lindjes. Kriza ishte gjithpërfshirese dhe e gjithanëshme si, politike e ideologjike, ekonomike e sociale dhe nacionale, që solli shpërbërjen e ish-BS dhe të RFSJ që e fundit, që shkëputja me luftë e Kosovës nga sundimin shekullor serbë me luftëtarët e UÇK-ës e NATO-s me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj: SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE.
Kadareja për trajtimin e temave historike e legjendave ka lexuar shumë, që edhe autori, duke ndjekur metodën e Kadaresë, që e lexonte krijimtarinë e tij dhe gjatë vizitës së Kadaresë në shtëpinë time, vajzat e mia e Agroni i kanë shprehur adhurimin e tyre ndaj tij. Agroni, duke ndjekur metodën e Kadaresë në krijimtari, ka lexuar në internet apo në botime me karakter historik për përmbysjen e komunizmit!
Përshkrimin e problemeve të kohës nga ana juridike, si jurist e avokat që është i ka trajtuar mjaft mirë e me kompetencë.
Kalimthi jep aksidentin e një ministri në ato vite, që dihet, se më ndodhi mua. Mirë do të ishte ta kishte plotësuar, se m’u bë nga segmentet e Beogradit në Shqipëri, sepse u akuzova në pranverën e vitit 1981, siç shkruante shtypi i Beogradit, për organizimin e demonstratave të nxënësve e studentëve dhe të popullit shqiptarë në Kosovë me parrullat:”
“Liri-Demokraci!”, “Kosova-Republikë”, “Republikë-Kushtetutë-Ja me hatër, ja me luftë!” Beogradi, jo vetëm nuk e dëgjoi zërin e drejtë të shqiptarëve në Kosovë, por ushtroi dhunë e terror ndaj shqiptarëve të Kosovës, disllokoi ushtrinë në Kosovë e në gjithë kufirin me Shqipërinë, që siluronin e kontrollonin për 24 orë rrjesht me avionë ushtarak të Serbisë. Beogradi, jo vetëm nuk u dha liritë e të drejtat popullit autokton të Kosovës, por u hoqi statusin si Krahinë Autonome, që ishte vendosur me Kushtetutën e vitit 1974-tër në RFSJ-ve.
Përshkruhet edhe sëmundjen e babait të juristit, Skënderit, që m’u kujtua sëmundja e vëllait tim.
Jeta ka treguar, se simtomat e sëmundjeve shfaqen me kohë që, personi apo pjestarët e afërt të familjes, duhet t’i konstatojnë e të bëjnë vizitat paraprake e të domosdoshme për te parandaluar pasojar e rreziqet. Prandaj që në mëngjes pyesim e urojmë pjestarët e familjes, të afërmit, shokët e miqtë: Mirëmëngjes! Si u gëdhive sot?
Shkrimtarin Agron Cami e çmoj si një shkrimtarë me perspektivë, do të vazhdojë të kontribojë në fushën e letërsisë tonë kombëtare.
Tefta Cami
Pogradec, e martë, 23 korrik, 2025

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Muharremi: Vrapuesja e Prizrenit, lëvizje e përjetësisë

Ilir Muharremi: Vrapuesja e Prizrenit, lëvizje e përjetësisë

Arti tejkalon origjinalitetin i jep hijeshi, ritëm dhe bukuri. Shpirti i artistit vezullon nga ndërdija …