Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Ahmet Qeriqi
Ahmet Qeriqi

Shkrimi i gjuhës shqipe prej Mesjetës e deri në Kongresin e Manastirit të viti 1908, është bërë në disa alfabete gjuhësh të huaja, por edhe janë adaptuar shkronja nga alfabetet e njohura të kohës. Lidhur me praninë e këtyre alfabeteve, me të cilët është shkruar shqipja, sidomos në kohën e sundimit osman, historiani i njohur i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare, Robert Esli, tani i ndjerë, ka vërejtur me të drejtë një diversitet të veçantë kulturor, sikur ishte shtrirja e kësaj gjuhe në dhjetë alfabete të ndryshme.

Ai ka shkruar:

Periudha mes viteve 1750-1850 ishte koha e një  diversiteti ortografik të mrekullueshëm të gjuhës shqipe në trojet etnike shqiptare. Në këtë periudhë, gjuha shqipe po shkruhej në gati dhjetë alfabete, një rekord ky për atë kohë dhe gjuhët evropiane.

“Edhe një libër tjetër që sapo botova, mbi alfabetet e shqipes. Rreth viteve 1750-1850 gjuha shqipe u shkrua në jo më pak se dhjetë alfabete të ndryshme. Sigurisht një rekord për një gjuhë evropiane! Ja i keni këtu” ka shkruar Elsie derisa ka prezantuar librin 117 faqësh “Albanian Alphabets – Borrowed and Invented”,

Libri prezanton këtë laramani gjuhësore, nga dokumentet më të hershme deri te fillimi i shekullit 20-të. Adaptimet kanë ndodhur nga alfabetet latine, greke, arabe dhe alfabeti cirilik, dhe çka është më e rëndësishme, edhe krijimi i një sistemi lokal i të shkruarit. Disa prej alfabeteve sot janë harruar madje edhe nga vetë shqiptarët.

Sipas librit, alfabetet në fjalë janë alfabeti i Gregorit në Durrës, alfabeti i Dhaskal Todhrit, i Jan Vellarës, i Naum Veqilharxhit, dhe më pas alfabetet më të vogla si ai i Papa Totasit, Vezo Bey dhe Konstantinit të Beratit.

Studiuesi gjerman Robert Elsie, në mesin e alfabeteve të pranishme ka evidentuar edhe alfabetin arab, por jo atë persian, ndërsa alfabeti turk ishte i njëjtë me alfabetin arab, me pak modifikime shkronjash, deri në vitin 1916 kur edhe Turqia ishte përcaktuar për alfabet latin, duke i thënë fund alfabetit shtatëqind-vjeçar të arabishtes, me të cilin ishte shërbyer deri atëherë.

Esli ka qenë edhe njohës i shkëlqyes i letërsie shqipe me alfabet arab, letërsi të cilën historianët tanë të letërsisë e kanë pranuar me rezervë, madje edhe e kanë përçmuar dhe e kanë anashkaluar.

Esli ka gjykuar me të drejtë se shkrimi i një gjuhe me disa alfabete të ndryshëm është pasuri gjuhësore dhe jo varfëri, sikur pretendohet  disa “studiues” gjysmakë e sharlatanë, që nuk i lanë as uji i “Drinit” të cilët urrejnë alfabetin arab, shkrimtarët realistë shqiptarë i konsiderojnë bejtexhinj, gjuhën turke e arabe e konsiderojnë gjuhë të pushtuesve,  ndërsa gjuhën latine, greke e gjuhët sllave i konsiderojnë gjuhë dhe alfabete të pranueshme.

Gjuha shqipe, me alfabet arab. Gjatë gjithë kohës së Perandorisë Osmane ka pasur përdorim në të gjitha trevat e shqiptarëve, në të kundërtën do të kishte ndodhur asimilimi gjuhësor i shqiptarëve, ndërsa shkrimi me alfabet arab, ka qenë në shërbim të mbrojtjes së gjuhës, e cila në asnjë periudhë kohore nuk ka qenë e ndaluar.

Nuk ka pasur kërkesë zyrtare për shkrimin e gjuhës shqipe para vitit 1879, kur është lejuar “Shoqëria e të shtypit shkronja shqip”, në Stamboll,  më 12 tetor të atij viti, kur ka dalë edhe publikimi i parë me alfabetin grek dhe me pak adaptime. Nuk ka të dhëna që flasin se shqiptarët të kenë kërkuar të përdorin ndonjë alfabet tjetër deri në atë kohë.

Me pretendime për ta abortuar tërë krijimtarinë e dijetarëve, poetëve shkrimtarëve shqiptarë, të cilët në kushte  dhe rrethana të njohura historike janë shërbyer me alfabetin arab, por me gjuhën shqipe, me ndonjë fjalë orientale, por shumë më pak sesa kanë  shkruar fjalë latine në veprat e tyre fetare shkrimtarët katolikë të veriut, po bëhen përpjekje, anakronike, antihistorike, të sharlatanëve, akademikëve privatë me diploma të blera, të cilët janë unikë edhe në  kërkesën për ta anashkaluar  dhe injoruar letërsinë e realizmit socialist në Shqipëri.

 

Poeti më i madh i Lindjes, Jahja bej Dukagjini,  (1498 – 1575) që konsiderohet si Danteja i Lindjes, ishte shqiptar dhe shkruante me alfabetin arab.

 

Raca ime është racë shqiptare…

E gjithë familja ime me shpatë rronte.

Tamam si zemër luani,

Ata si shqiponjat ndërtojnë shtëpitë e tyre mes gurësh.

Ky është gjeni, origjina e atij që është shqiptar.

Ai është si margaritar, i fshehur mes gurësh… shkruan në një poezi të tij, në gjuhën turke…

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …