leoni

Ahmet Qeriqi: Riorganizimi në disa nivele po i lë anash meritorët (E hënë 23 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Ndodhi dhe lëvizje të përditshmërisë. (E martë 17 nëntor, 1998)

Vazhdon avazi i pritjes. Berati shpreson se së shpejti do ta aktivizojmë agjencinë, ndërsa unë duke pasur tanimë përvojë të hidhur me premtimet e disave, të cilët thirren në kompetenca dhe autoritete, jam tepër skeptik. Me rëndësi është që tani për tani kemi një gjendje stabile. Të tjerat do të vijnë me kohën. Aktualisht kemi një kompjuter, por jo edhe agregat. Një gjenerator u defektua, ndërsa tjetrin na e morën disa ushtarë të Kleçkës me urdhër të Shtabit. Rrymë kuptohet se nuk ka më shumë se pesë muaj.

Jemi këtu. Presim dhe shpresojmë se së shpejti diçka megjithatë do të lëviz.

Jemi të vetëdijshëm se kontributi ynë në drejtim të informimit do ishte shumë më i dobishëm, por edhe punët që bëjmë këtu për ta ruajtur unitetin dhe moralin e ushtarëve janë me shumë rëndësi.

Ne jemi të pakënaqur meqë konsiderojmë se mund të bëjmë më shumë.

Pasdite kanë ardhur Galani dhe Gjoci, ushtarakët e Dukagjinit të cilët tanimë janë ambientuar dhe duken më shumë drenicarë sesa dukagjinas. Të dy janë të shoqërueshëm dhe kanë fituar simpatinë e krejt ushtarëve tanë. Galani është humorist i lindur. Është pikërisht sikur ushtari italian Pucelli, i romanit Hasta la Vista të Petro Markos, i cili në çastet më dramatike gjen ndonjë shkas për t`i bërë të tjerët të qeshin. I tillë është edhe Reshat Gashi, por Galani është paraqitje e veçantë me tipare të shquara intelektuale. Një burrë i rrahur në vaj dhe uthull.

Agush Gjoci ende është i sëmurë. Edhe pse nuk jepet, e diktoj se nuk është mirë me shëndet meqë nuk i kalon temperatura. Megjithatë ai është i ri dhe do t`i  përballojë të gjitha. Përderisa Galani iu nënshtrohet urdhrave të mjekëve dhe qëndron në ambulancë, Gjoci, me Sylën dhe Luanin tanimë i ka mësuar të gjitha pozicionet e luftës dhe nuk e ka lëshuar rastin pa e provuar ndonjë rafal mitralozi mbi armikun. E hetoj nga qëndrimi dhe mënyra si rrëfen, për ndonjë situatë të caktuar.

Tani për tani Galani dhe Gjoci janë caktuar të qëndrojnë në Shtab dhe qysh nesër nisen për në Divjakë. Agushin si duket e kanë radhitur në njësitet speciale, të cilat i ka nën komandë oficeri i armatës shqiptare nga Tropoja Tahir Sinani dhe Ajvaz Berisha, nga Vasileva e Drenicës.

Ndërkohë Luani me Galanin dhe Gjocin nisen me `nivë` drejt Kleçkës.

Në mbrëmje kemi shkuar në shtëpinë e Aziz Hamdiut. Personeli mjekësor po i bën përgatitjet e fundit për t`u vendosur në shtëpinë e Xhezair Ollurit.

Në lajmet e TVSH-së, asgjë e re. Përveç ndonjë kronike të gazetarëve të luftës si Ismet Sopi, Ruzhdi Jashari, e të tjerë. Nuk ka kurrëfarë lajmi as komenti nga zhvillimet në terren.

Ne po vonojmë në këtë drejtim.

Nuk është faji ynë, por si duket askush nuk po i merr punët me përkushtim.

Edhe pse realisht ekziston Drejtoria për Informim Publik, tani për qëllime të caktuara ajo është rrudhur në një drejtori me atë të Administratës civile. Mendoj se radioja dhe agjencia do të duhej t`ishin institucione të veçanta informative, të varura vetëm nga Shtabi i Përgjithshëm. Tani për tani nuk ka ndonjë vijë të qartë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Stafi i Radios dhe i Agjencisë nga Krojmiri dyndet për në Berishë (E hënë 28 dhjetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Stafi i Radios dhe i Agjencisë nga Krojmiri dyndet për në Berishë (E hënë 28 dhjetor, 1998)

Sot në mëngjes kemi filluar përgatitjet për bartjen e mjeteve dhe të pajisjeve në drejtim …