Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, njëherësh kryetar aktual Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk ka kthim në vitin 2013. Ai rezultatin zgjedhor e cilësuar si rritje të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal si dhe rritje të votës për kryetar, duke thënë se nuk do të ndalet në vazhdimin e reformave.
“Rruga përpara në Prishtinë është e qartë. Reformat vazhdojnë, nuk ka kthim në vitin 2013. Rritja në Kuvendin Komunal si subjekti politik i parë në kryeqytet (dyfishim) dhe rritja e votës për kryetar na e forcojnë këtë rrugë. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen, mesazhet e urimet mbrëmë”, ka shkruar Ahmeti në një postim të tij.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
