leoni

Ahmeti: Vizitat e Mustafës në Bruksel po kushtojnë me koncesione anti-kushtetuese


prag të nisjes së takimit të sotëm në nivel kryeministrash, kryetari i Prishtinës,
Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj vizitës së Mustafës në Bruksel.  Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në
Facebook, kryetari Ahmeti ka përkujtuar premtimin e paradokohshëm të Mustafës
se nuk do të shkojë në Bruksel, pa u liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.
Sipas Ahmetit, kjo u bë shkas që edhe kryeministri serb, Vuçiq të tallej me
Mustafën kur e dëgjoi të thoshte se nuk do të shkojë në Bruksel. “Problemi i
vizitave në Bruksel nuk është fare
çështje që ai ka vizë e qytetarët nuk kanë. Problemi i vizitave është që këto
po i kushtojnë shumë shtrenjtë republikës. Jo në buxhet, por në koncesione të
vazhdueshme antikushtetuese që po na e bëjnë shtetin jofunksional”, ka thënë
kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …