Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e tij ndaj opozitës, dhe më pas të ftojë ata në një takim. Sipas Dërgutit, është e rëndësishme që ai të tregojë korrektësi politike për të mundësuar një dialog më konstruktiv. Mbrëmjen e 9 shkurtit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë shpalljes së fitores për partinë e tij, quajti “hajvana” kundërshtarët politikë. Ndërkohë, tani, lideri i Vetëvendosjes ka nisur tentativat për formimin e një qeverie të re. Për këtë qëllim, ai ka kontaktuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, një lëvizje që është bërë publike përmes një letre drejtuar këtij të fundit. Po flasim për korrektësi politike. Kështu, duke tejkaluar, të tjerët nuk kanë ndonjë arsye që t’ia bëjnë qeverinë në këtë rast ose t’i shkojnë në takim, ka thënë Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga punimet që po bëhen në Rrugën e Dukagjinit, që lidh Shkodrën me Gjakovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje nga punimet që po bëhen në “Rrugën …