Aida Dërguti: Propozimi për Qeveri Tranzitore është kalkulim elektoral i Kurtit

Opinionistja Aida Dërguti ka vlerësuar se nisma e fundit për krijimin e një qeverie tranzitore është thjesht një kalkulim elektoral nga ana e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Dërguti tha se letra e Kurtit drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ishte një ofertë e sinqertë politike. Sipas saj, qëllimi i kësaj letre ishte të krijojë përshtypjen e një gatishmërie për bashkëpunim, ndërkohë që, siç tha ajo, nuk ka vullnet real për një qeveri gjithëpërfshirëse të opozitës. “Është komplet kalkulim elektoral”, theksoi Dërguti. Ajo komentoi edhe përgjigjen e Abdixhikut, duke e ndarë në dy pjesë: pjesën e parë si refuzim të qartë politik dhe pjesën e dytë si një kundërpropozim për një qeveri të përbashkët opozitare, që në thelb sfidon narrativën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark

Wesley Clark pritet të dëshmojë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore të vitit 1999, gjenerali amerikan Wesley …