leoni

Aida Dërguti: Roli udhëheqës në Ballkan është zhvendosur nga Serbia në Tiranë

Opinionistja Aida Dërguti ka deklaruar se Kosova si pozita udhëheqëse në rajonin e Ballkanit, e cila dikur i atribuohej Serbisë, tashmë është zhvendosur në Tiranë. Sipas saj, ky ndryshim është në favor të të gjithë shqiptarëve. “Kur Edi Rama mori mandatin në vitin 2013, edhe pse nuk u tha hapur, u nënkuptua që Serbia do të kishte një rol udhëheqës në Ballkan,” ka theksuar Dërguti. Ajo ka shtuar se në kohën e kancelarës gjermane Angela Merkel, presidenti serb Aleksandar Vuçiq shihej si figurë qendrore për vendet që synonin integrimin në BE. Megjithatë, sipas Dërgutit, ky perceptim ka ndryshuar: “Është lajm i mirë që tani ky pozicion është zhvendosur në Tiranë, dhe kjo është në të mirë të të gjithë shqiptarëve.” Deklarata e saj vjen në një kohë të rritjes së rolit diplomatik dhe rajonal të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, dy anë të së njëjtës përpjekje kundër UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për kërcënimet që …