Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Aivo Orav: Kosova duhet të formojë shpejt qeverinë për të ecur drejt BE-së

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka shprehur shqetësimin për ngërçin politik në vend, duke thënë se Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri funksionale për të avancuar drejt integrimit evropian. Në një konferencë në Prishtinë, Orav tha se Bashkimi Evropian pret të punojë me një partner të plotë institucional, jo vetëm me presidenten. Ai theksoi se BE-ja ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese, por kërkoi bashkëpunim të ngushtë për t’i hequr ato plotësisht. Lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Orav u shpreh se themelimi i tij është thelbësor për ecjen përpara të Kosovës në procesin e integrimit. “Është më mirë të bëhet më herët sesa më vonë,” theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani

Nait Hasani, i fton qytetarët në protestë për zhbllokimin e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka ftuar qytetarët që të protestojnë pranë …