Ajvaz Berisha

Ajvaz Berisha: Albini dikur betohej nëpër sheshet e Prishtinës që kur ta marrë pushtetin, kurrë nuk do ulet me Vuçiqin, pa kërkuar falje për krimet

Eprori i lartë i Njësive Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës, profesori universitar, Ajvaz Berisha, takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Berlin e ka quajtur hipokrizi. Kurti para se të vinte në pushtet mallkonte i Hashim Thaçin për shkak, se ai  takohej me Vuçiqin. “Dikur në një kohë jo të largët na kujtohet të gjithëve, kur Albin Kurti betohej nëpër sheshet e Prishtinës që kur ai të vij në pushtet, kurrë nuk do ulet më të, pa kërkuar falje Serbia për Gjenocid ndaj shqiptarëve, pa i kthyer të pagjeturit, dhe pa e pranuar Kosovën si shtet”. “Sot pa fije turpi jo që ka pranuar të ulet, por del edhe në darkë me të. Ku jeni ju ‘patriotët’ e Vetëvendosjes që keni mbyllur gojën? Flisni sepse dikur kundër Hashim Thaçit s’keni lënë gjë të zezë pa thënë. Turpi i juaj  nuk paska  kufij…”, ka shkruar profesori,  Ajvaz Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …